Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar të këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai është pyetur se nëse vendimi i Kosovës për të moslejuar serbët që të votojnë mund të pritet pasi ishte ndaluar edhe mbajtja e Referendumit më 16 janar, Vuçiq tha se kjo nuk mund të pritet.
“Perëndimi tha se Referendumi ka qenë një diçka që kishte të bënte me Kushtetutën, kurse zgjedhjet janë krejtësisht ndryshe”, tha Vuçiq.
“Dje nga vendet e QUINT-it më është thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë arritur të bindin Kurtin. Sa herë kanë bërë maksimumin… E kam pasur këtë vërejtje ironike, por nuk kam pse t’i bëjë lajka njerëzve, por do t’ua them në fytyrë at që kam për të thënë, sepse kjo s’do të ndryshojë situatën”, deklaroi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Madje ai tha se nuk e ka fare të lehtë, pasi që po kupton brengën e serbëve në Kosovë. “Është e vështirë, sepse është detyrimi im t’i ndihmoj ata pra nuk është e lehtë kur i dëgjon të gjitha këto.Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin sepse kjo është forca jonë më e madhe”, shtoi ai.

Madje Vuçiq tha se e ka më të vështirë kur serbët nga Kosova i thonë se duan të heqin dorë dhe të largohen nga shtëpitë e tyre. Aleksandar Vuçiq tha se Albin Kurti duke refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, synon të shkaktojë destabilitet dhe probleme në rajon.

Vuçiq shtoi për TV Pink se nuk bëhet fjalë vetëm për të votuar më 3 prill, por se ka një qëllim të dyfishtë. “Që serbët të poshtërohen, të privohen edhe më tej nga të drejtat e tyre, e që Kurti dhe disa të tjerë t’ia zvogëlojnë numrin e votave Vuçiq-it”, shtoi ai.

I gjithë ky reagim nga Vuçiq erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar një propozim të shteteve të QUIN-it që zgjedhjet serbe të 3 prillit të zhvillohen edhe në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here