Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e ka vazhduar traditën e tij duke përkrahur gjenocidin, duke thënë se Millosheviqi nuk ishte fajtor për lufërat në ish-Jugosllavi.

“Sot, gjërat janë shumë më të vështira sesa atëherë. Sot kur flasim për konfliktin në ish-Jugosllavi, ne gjithmonë e gjejmë fajtorin te dikush tjetër. Mendoj se duhen dy palë për luftë. Dhe unë them se [Sllobodan] Millosheviqi nuk ishte fajtori, por ishte detyrë e tij t’i llogariste pasojat”, tha Vuçiq.

Tutje i pari i Serbisë ka vazhduar duke folur edhe për Putinin dhe Zelenskyn, ku ka thënë se ata duhet të pranojnë fajin. “Të njëjtën gjë do t’ia thoja sot Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt: Ju takon juve ta pranoni fajin – të jeni tradhtarë, të humbni zgjedhjet, por të shpëtoni vendet tuaja”. Vuçiq duke folur për konfliktin në Ukrainë ka shtuar se ditët, javët dhe muajt përpara nesh vetem sa do të përkeqësohen.

“A është dikush në Ukrainë që të llogarisë se dikush do të ndërhyjë dhe në fund ata do të nënshkruajnë të njëjtën marrëveshje që do të nënshkruanin tani. Vetëm vendi do të jetë shumë më i shkatërruar. A doni një fund të luftës apo fitore – kjo është një pyetje për të dyja palët. Kam frikë se të gjithë presin fitoren. Dhe nëse po, mund t’ju them sonte se ditët, javët dhe muajt përpara nesh vetëm do të përkeqësohen”, ka thënë ai për televizionin serb “Prva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here