Vulin e quan Kurtin “budalla që po do të ndezë luftë”, flet diçka edhe për helikopterët

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, ka folur për manovrat e djeshme të helikopterëve serb mbi qiellin e Jarinjës.

Sipas tij, helikopterët kanë të drejtë të fluturojnë kudo mbi qiellin e Serbisë. Madje ka eskaluar edhe më shumë duke e quajtur “budalla” Kurtin.

“Duhen të paktën dy për paqen, dhe për luftën mjafton të kesh një budalla, dhe kam frikë se e kemi atë budalla në anën tjetër, ai ulet në Prishtinë dhe i përgjigjet emrit Kurti”, tha Vulin.

Vulin vazhdoi duke thënë se personat që udhëheqin në Kosovë janë “frikacakë” dhe se sipas tij gjithçka mund të pritet nga ta. “Njerëzit që drejtojnë Prishtinën janë frikacakë të mëdhenj, dhe ju mund të prisni gjithçka prej tyre.”

“Ata e panë që serbët janë të bashkuar, ata nuk dinë çfarë të bëjnë, dhuna nuk mund të kalojë, serbët në Kosovë nuk janë vetëm, tani duhet të zhvillohen negociatat”, thë propagandisti Vulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *