Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbrëmë në një televizion kosovar, derisa po fliste për raportin e Institutit Zviceran, ku thuhet se s’ka ndonjë ADN tjetër përpos viktimës, ministrja Haxhiu tha se Astrit Dehari është vrarë.

Por sot përmes një komunikate, Ministria e Drejtësisë të cilën e udhëheq Haxhiu, po e cilëson vdekje rastin e Deharit gjithashtu edhe në web-faqen e VV’së cilësohet si vdekje.

Prokuroria Speciale ka njoftuar dje se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit, ku ndër të tjera thuhet se analizat e ADN’së nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN’së përveç të atij, Astrit Dehari.

Edhe pse ishte vetë partia e Albulena Haxhiut, që kishte kërkuar dërgimin e analizave në Zvicër për ekspertizë, por të njëjtit tani nuk po i pranojnë këto rezultate. Haxhiu po vazhdon ta quaj vrasje, rastin e Astrit Deharit.

”Patjetër që po (është vrasje). Nëqoftëse e vlerësoni rastin prej dje, janë kthyer të të gjitha prej fillimit. Prej raportit zviceran. Prej raporteve të dy ekspertëve të cilët ishin kërcënuar nga ish-ministrja Hoxha. Ata ndihen të rrezikuar të vijnë në Kosovë për shkak të atyre kërcënimeve. Prej atyre që ndodhen pas rastit. Vdekja e dëshmitarit kryesor. Janë të shumta elementet që të qojnë se Astriti është vrarë”, tha ajo.

Por ndryshe nga kjo deklaratë e ministres, dikasteri që ajo udhëheq në një komunikatë për media në lidhje me rastin Dehari, s’përmendet askund fjala vrasje.

“Astrit Dehari ka vdekur në duart e shtetit. Papërgjegjësia e organeve të shtetit ka prodhuar edhe këtë situatë të kobshme. Papërgjegjësia e sërishme e organeve, këtë rast e Prokurorisë Speciale, tenton të vrasë zbardhjen e drejtësisë.Përkundër pengesave që kanë vendosur, individë apo grupe të ndryshme, të cilët tentojnë ende që të pamundësojnë zbardhjen e rastit Dehari, ato nuk mund ta sfidojnë në tërësi drejtësinë”, thuhet në komunikatë ndër tjerash.

Ndërsa edhe në website’n e Vetëvendosjes thuhet “Rasti i vdekjes së aktivistit Astrit Deharit” , pra as nga ta tanimë nuk cilësohet si vrasje. Duhet theksuar se sipas Prokurorisë, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

Analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.

Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit. “Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, raporti është pranuar në gjuhën frënge, ndërsa më 8 prill e kanë pranuar të përkthyer. “Prokuroria Speciale njofton se raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Ndërkaq, më datë 08.04.2022, rreth orës 15:30, kemi pranuar raportin e përkthyer në gjuhë shqipe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

https://www.facebook.com/MinistriaeDrejtesise/posts/351995396971054

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here