Wanda Nara u freskua me një dush me avull në jahtin e saj luksoz gjatë pushimeve të saj në Ibiza.

Modelja dhe agjentja e futbollit ka marrë rrezet e diellit dhe ka shijuar disa ditë pushimesh në ishullin Balearik. Dhe Wanda u kaplua nga i nxehti në jahtin e saj saqë iu desh të gjente një mënyrë krijuese për t’u qetësuar nga vapa.

Bukuroshja argjentinase bëri dush para një muzgu të lavdishëm këtë mbrëmje – përpara se ta ndante klipin me 13.6 milionë ndjekësit e saj.

Wanda, bashkëshorti i së cilës është asi i futbollit Mauro Icardi, veshi një rroba banje një-copëshe teksa po argëtohej në det.

E klipin e shkurtër e ka shoqëruar me këngën “Ojala” të këngëtares argjentinase, Maria Becerra. Postimi u pëlqye mbi 90,000 herë brenda një ore nga postimt, fansat e saj e pëlqyen klipin dhe bën komente të shumta sipër.

Wanda ka qenë në një udhëtim vajzash pa bashkëshortin Mauro, kjo pasi sulmuesi ka qenë në Japoni në turneun parasezonal të Paris Saint-Germain.  Wanda thuhet se ka zhvilluar bisedime me ekipin Monza të Serie A për një lëvizje të mundshme të futbollistit në fillim të këtij muaji

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here