Një aromë kimike ka mbetur në ajër mëngjesin e të dielës në Lviv, pasi një fabrikë nafte u dogj nga sulmet ruse.

Objekti u sulmua me raketa të shtunën, sulm ky që shkatërroi dy tanke dhe fabrikën e naftës, ndërsa zjarri u lokalizua nga zjarrfikësit ukrainas. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se pa që objekti u sulmua me tri raketa, por asnjë person s’u lëndua, shkruan AP.

Lvivi u trondit nga sulmet, qytet ky që është bërë strehë për rreth 200 mijë njerëz të cilët janë detyruar t’i lëshojnë vendbanimet e tyre në pjesë tjera të Ukrainës.

Qyteti kufitar me Poloninë ishte kursyer që nga fillimi i pushtimit rus, megjithëse më herët ka pasur sulme edhe në një objekt ku riparoheshin avionët pranë aeroportit kryesor të Lvivit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here