Skënder Zogaj, një nga themeluesit e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për takimin mes ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-komandantit Adem Jashari.

“Në Tiranë kam shkuar më 24 shkurt 1993 dhe të nesërmen në zyrën e vendosur në Muzeun Kombëtar në Tiranë e kam takuar Adem Jasharin. Ka qenë një njoftim mjaft interesant, sepse Mehmet Kraja në atë kohë tha për mua që ka ardhë edhe një i ‘vështirë’ në Kosovë. E kam përshëndetur dhe jemi njoftuar me Adem Jasharin, i cili ka ardhë pastaj çdo ditë në përfaqësi të Kosovës. Nuk zgjati shumë, pasi në mars u paralajmërua vizita e Rugovës në Tiranë”.

Zogaj në një intervistë në emisionin “Fakte me Adnan Mervocin” tha që Adem Jashari e quante Ibrahim Rugovën si “komandantin tim”. “Adem Jashari në përfaqësi e ka prezantuar kërkesën e parë që do të takohet me Rugovën. Ai, Ibrahim Rugovën e quante komandatin tim; me gojën e tij e ka thënë që unë jam ushtar i komandantit Ibrahim Rugova. Takimi ka qenë shumë i përzemërt, qëndrimi ndaj Adem Jasharit ka qenë i përzemërt pasi Rugova dhe përcjellësi i tij, Adnan Merovci kanë qenë me ndikim të fuqishëm”.

“Adem Jashari e donte shtetin, prandaj donte presidentin dhe e konsideronte si komandantin suprem. Normalisht se komandanti suprem i donte ushtarët e tij që t’i kishte afër vetes”, tha Zogaj. Këtë pjesë të rrëfimit të Zogajt, ndiqeni nga minuta 25:50 në videon më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here